Escobar zbulon pse Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku vizituan SHBA-në një muaj më parë

Escobar zbulon pse Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku vizituan SHBA-në një muaj më parë

16:44, 14/12/2022

Profesori universitar dhe njohësi i ҫështjeve të politikës, Sadri Ramabaja, në një postim të tij në Facebook ka komentuar deklaratën e Escobar.

Rama shkruan se Escobar ka deklaruar se “...Më duhet të jem i qartë, ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë…”.

Tutje profesori shkruan se, ky mesazh hedhë dritë edhe për arsyet reale përse dy drejtuesit e dy partive tona opozitare (PDK-së dhe LDK-së) kishin vajtur gjatë nëntorit në Uashington dhe kishin zgjatur vizitën për një javë të plotë.

Postimi i plotë:

Gabriel Escobar [i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor]:

“...Më duhet të jem i qartë, ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë…”

Koment

Ky mesazh hedhë dritë edhe për arsyet reale përse dy drejtuesit e dy partive tona opozitare (PDK-së dhe LDK-së) kishin vajtur gjatë nëntorit në Uashington dhe kishin zgjatur vizitën për një javë të plotë.

Ky ndryshim i madhë i qëndrimit politik të SHBA-ve ndaj Kosovës ka të bëjë, përveç me pragmatizmin politik tipik amerikan, edhe me qëndrimin e opozitës sonë dhe një pjese të mirë të të ashtuquajturës shoqëri civile në Prishtinë në raport me Asociacionin.

Përballja gjithësesi do të jetë ndryshe nga ajo e Nolit me falangat e Zogut në dhjetorin e 1924-ës. Fundja, jemi në kohë tjera.

Partneriteti strategjik yni me SHBA-të sidoqoftë, do të ruhet e kultivohet; ai nuk do të vihet asesi në pikëpyetje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco