Pas vizitës në Kosovë, Escobar e Lajçak u takua edhe me Vuçiqin

Pas vizitës në Kosovë, Escobar e Lajçak u takua edhe me Vuçiqin

14:41, 14/12/2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar në Beograd përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Sipas protokollit, gjysmë ore më vonë atyre iu bashkua edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar.

Pas takimit nuk janë planifikuar deklarata.

Sot në Beograd, Escobar do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së po vijnë në Beograd nga Prishtina në një kohë të tensioneve të shtuara në veri të Kosovës, ku serbët kanë vendosur postblloqe pas arrestimit të fundit të ish-oficerit të policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Dje, në ditën e dytë të vizitës së tij në Prishtinë, Escobar deklaroi se SHBA-ja e hedh poshtë kategorikisht dhe nuk e përkrah mundësinë e kthimit të forcave serbe në territorin e Kosovës.

Lidhur me deklaratën e Vuçiq se Beogradi do të kërkojë miratimin e misionit të KFOR-it për kthimin e forcave serbe në Kosovë të enjten, Escobar tha se nuk pret që kjo të ndodhë dhe shtoi se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco