Edita Tahiri: Escobari e la të heshtur Kurtin

Edita Tahiri: Escobari e la të heshtur Kurtin

12:29, 14/12/2022

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka bërë një postim në Facebook.

Ajo ka postuar një foto të saj, ndërsa sipër ka shkruar se 'Escobari e la të heshtur Kurtin", transmeton Syri.net Kosova

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dje, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se ia ka bërë të qartë pritjen e tij kryeminsitrit të Kosovës që të punohet drejt implementimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Escobar ka thënë se gjatë takimit me Kurtin ka thënë se pret angazhim konkret në një të ardhme të afërt mbi këtë çështje.

“Unë e bëra të qartë edhe pritjen time që të fillojmë të flasim për implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. E bëra shumë të qartë, prandaj shpresoj që do të shohim angazhim gjatë kësaj krize në një të ardhme të afërt”, ka deklaruar Escobar pas takimit me Kurtin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco