BE-ja reagon për situatën në veri, ka një thirrje

BE-ja reagon për situatën në veri, ka një thirrje

16:38, 09/12/2022

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar për situatën e krijuar në veri. Stano, ka thënë se Bashkimi Evropian, i dënon sulmet dhe incidentet e dhunëshme, duke bërë thirrje për përgjegjësi.

“I dënojmë incidentet e dhunshme dhe sulmet. BE-ja bën thirrje për përgjegjësi dhe shtensionim, për të mirën e popullatës lokale. EULEX-i dhe KFOR-i janë prezent në terren dhe vazhdojnë patrullimin dhe monitorimin e situatës”, u shpreh Stano në një konferencë me gazetarë të premten.

Normalizimi i raporteve Kosovë–Serbi është qenësore për rrugën evropiane për të dyja vendet, e edhe për qetësimin e situatës, dhe për shtensionim, diçka që BE-ja e ka thënë vazhdimisht e edhe kohën e fundit, në samitin e Tiranës”, tha ai.

Tutje, Stano ka folur edhe për sanksionimin e fundit të Birtanisë së Madhe, ndaj Milan Radojiçiq, si dhe mundësisë që BE, të sanksionojë përsona të tillë. Por Stano ka thënë, se BE, këto çështje nuk i diksuton në publik.

“Sa herë që vjen puna te sanksionet, ju e dini që sanksionimi është diçka që nuk e diskutojmë publikisht, për sa i përket diskutimeve të mundshme, sugjerimeve propozimeve të mundshme, është diçka që nuk do të komentoj, por mund të përsëris se BE-ja dhe shtetet anëtare që janë përgjegjëse për të vendosur për çdo masë kur kemi të bëjmë për çështje të tilla, po e shikojnë situatën shumë për së afërmi dhe po e përcjellin atë, dhe e dinë shumë mirë kush çka bën. Nëse do të duhet konsensus që do të na duhet të bëjmë diçka për persona specifikë, atëherë shtetet anëtare do të diskutojnë dhe vendosin. Por s’më përket mua të spekuloj për këtë çështje”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco