Përmbyllet fushata pesëditore për sensibilizim të formalizmit të punësimit

Përmbyllet fushata pesëditore për sensibilizim të formalizmit të punësimit

16:29, 09/12/2022

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me organizatën Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve ka përmbyllur sot fushatën 5 ditore për sensibilizimin e formalizmit të punësimit.

Bëhet e ditur se kampanja në fjalë është realizuar në qytete të ndryshme, ku fokusi kryesor ishte që qytetarët të njoftohen me rëndësinë e të qenit të regjistruar si punëtorë, si dhe përfitimet nga formalizmi. Po ashtu, gjatë këtyre takimeve i është dhënë theks i veçantë zhvillimit të dialogut social, si faktor shumë i rëndësishëm në këtë segment.

“Gjatë diskutimeve që u zhvilluan për këto pesë ditë, pjesëmarrësit ngritën shqetësimet e tyre kryesisht në pjesën e mos regjistrimit, mos respektimit të kushteve, punësimi i të rinjve nën moshën e lejuar me ligj dhe shumë të tjera të cilat kryesisht lidhen me temën e fushatës. Veç tjerash pjesëmarrësit u njoftuan edhe me mekanizmat që kanë në dispozicion nga ana e ATK-së për të raportuar rastet kur ata dyshojnë se nuk janë të regjistruar-konkretisht ata u njoftuan me veglën për verifikim të punëtoreve https://apps.atk-ks.org/regemployer si dhe  linjën për raportim 0800 80 800”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco