Krasniqi i kërkon qeverisë të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Krasniqi i kërkon qeverisë të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

16:02, 09/12/2022
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim kandidatët e kësaj partie për kryetarë të komunave, në zgjedhjet në veriun e vendit, përcjell Syri.net Kosova
 
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka kërkuar nga qeveria të krijojë kushte për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, në mënyrë që ato të jenë demokratike e të lira.
 
Postimi:
 
Takim përmbajtësor me kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, të çertifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, të cilët i falënderova për vendosmërinë e tyre për të kandiduar dhe kontribuar në demokacinë e procesit zgjedhor.
 
Bashkë me Taulant Kelmendin, kandidat për Mitrovicën e Veriut, Albulena Behluli-Hetemin, kandidate për Leposaviq, Izmir Zeqirin, kandidat për Zubin Potok dhe Ilir Pecin, kandidat për Zveçan, diskutuam për përgatitjet lidhur me këtë proces, situatën e tensionuar në veri dhe ndamë shqetësimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve atje.
 
Vetë vullneti i tyre i palëkundur për të kandiduar në këto zgjedhje, është akt patriotik dhe në shërbim të forcimit të demokracisë në Republikën e Kosovës.
 
Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet kompetente që të krijojnë kushte të favorshme për mbarëvajtjen e këtij procesi, që të jetë i sigurt, demokratik dhe i lirë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco