Digjet një veturë në rrugën Prishtinë-Pejë, krijohen kolona të gjata

Digjet një veturë në rrugën Prishtinë-Pejë, krijohen kolona të gjata

15:26, 09/12/2022

Mesditën e kësaj të premte janë krijuar kolona të gjata të veturave në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Sllatinë.

Kjo pasi një automjet në lëvizje e sipër ka pasur defekt dhe ka filluar t’i dalë tym.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 14:00, policia është njoftuar se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Sllatinë), një automjet në lëvizje e sipër ka pasur një defekt dhe ka filluar t’i dalë tym”, ka thënë ai, duke shtuar se policia dhe zjarrfikësit kanë qenë në vendngjarje.

Nga rasti bëhet e ditur se nuk ka persona të lënduar.

Telegrafi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. 

Video Player
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco