Zjarr në Koliq të Prishtinës, intervenojnë zjarrfikësit dhe policia

Zjarr në Koliq të Prishtinës, intervenojnë zjarrfikësit dhe policia

17:46, 07/12/2022

Te villat Martini në fshatin Koliq të Prishtinës ka shpërthyer një zjarr gjatë ditës së sotme. Flakët dyshohet se kanë përfshirë disa villa, ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale, por shkaktari ende nuk dihet, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informatave të para, rasti u denoncua nga disa persona që ndodheshin në njërën nga villat, me ç’rast u njoftua Policia dhe Zjarrfikësit që intervenuan në vendin e ngjarjes,

Përveç tyre, Sinjali mëson se së shpejti pritet të dalin në vendin e ngjarjes edhe ekspertët, në mënyrë që të zbardhen rrethanat se si erdhi deri te zjarri.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ajo që dihet deri më tani është se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për “Zjarrvënie”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco