Rrahet brutalisht shitësi i një dyqani në Obiliq, dërgohet me urgjencë në QKUK

Rrahet brutalisht shitësi i një dyqani në Obiliq, dërgohet me urgjencë në QKUK

17:40, 07/12/2022

Një rrahje brutale ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Lajthishtë të Obiliqit, ku shitësi i një dyqani ushqimor është sulmuar për motive ende të panjohura nga dy persona. Rasti ka ndodhur te lokali i tij, ku të dyshuarit e goditën me mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime të rënda, raporton gazet Sinjali.

Burime nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që u dërguar në këtë qendër për trajtim mjekësor është një 41-vjeçar, i cili ka pësuar plagë serioze si pasojë e sulmit. Viktima fillimisht ishte trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare të qytetit, e më pas është dërguar në QKUK.  

Posa Policia është njoftuat për rastin ka dalë në vendin e ngjarjes, për të mbledhur më shumë informacione, me ç’rast u kuptua se dy persona ia kanë zënë pritën viktimës te lokali i tij, duke e sulmuar dhe më pas kanë ikur në një drejtim të panjohura.

41-vjeçari ka rrëfyer para zyrtarëve policorë se nuk ka ndonjë dyshim për motivin dhe personat që e kanë rrahur pasi nuk ka ndonjë problem të mëhershëm.

Pas marrjes së deklaratës nga i njëjti, edhe Prokurori i Shtetit është vënë në dijeni për ngjarjen dhe ka dhënë urdhër që të iniciohet rasti si “Lëndim i rëndë trupor” dhe të nisin hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco