Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë, Krasniqi: Tragjike, mizore, çnjerëzore

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë, Krasniqi: Tragjike, mizore, çnjerëzore

20:23, 30/11/2022

Tragjike, mizore e çnjerëzore e ka quajtur vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ai ka ftuar organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit të vrasjes, i cili dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës.

“Tragjike, mizore, çnjerëzore! Pa fjalë nga krimi në QKUK, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij shtatëzënë. Ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e familjares së tyre. Megjithëse është vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër, ftoj organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit.

E kam thënë ditë më parë, po e përsëris edhe sonte: dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. Duhet të veprohet sot. Shpejtë. Pa kompromis!”, ka shkruar Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco