Osmani takohet me kryeministrin e Sllovenisë, ja çka biseduan

Osmani takohet me kryeministrin e Sllovenisë, ja çka biseduan

18:35, 07/10/2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Sllovenisë, Rober Golob.

Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media ku është shtuar se, në takim është diskutuat për zhvillimet e fundit.

Po ashtu është njoftuar se Osmani, ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Komunikata e plotë:

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit, si dhe për raportet e shkëlqyera ndërshtetërore.

Presidentja Osmani ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë, si dhe anëtarësimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike, përfshirë Këshillin e Evropës. “Jemi të përkushtuar për t’i koordinuar hapat e mëtejmë”, ka deklaruar Presidentja Osmani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco