Ministria ekzekutoi pagat, vjen reagimi i SBAShK-ut

Ministria ekzekutoi pagat, vjen reagimi i SBAShK-ut

16:24, 07/10/2022

Ministria e Financave ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin shtator për mësimdhënësit.

Kjo është konfirmuar edhe nga vet Ahmet Pllana, Anëtari i Këshillit Drejtues të SBAShK-ut.

Ai tha se janë dalë pagat për mësimdhënësit.

Ministria e Financave sot në orët e paradites ka kërkuar nga komunat që të rikonfirmojnë listat e pagave për mësimdhënësit, duke ua rikujtuar obligimet ligjore, që sipas kësaj ministrie, kanë nga neni 18 i Ligjit për Greva.

Nga kjo ministri kanë thënë se do të procedojnë sot me ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, por si “paradhënie” për orët e humbura gjatë grevës, që thotë se duhet t’i zëvendësojnë mësuesit.

Mësimdhënësit dhe shërbyesit civil kanë qenë në grevë me kërkesën për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj, derisa të hyjë në fuqi Ligji i ri për paga.

SBASHK-u ka njoftuar më 1 tetor se ka pezulluar grevën deri në janar, duke thënë se shpreson që Qeveria “ta mbajë fjalën” për Ligjin për paga.

Në Kosovë janë rreth 23 mijë mësimdhënës të sistemit parauniversitar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco