Flori Beqirajt i caktohet një muaj paraburgim

Flori Beqirajt i caktohet një muaj paraburgim

20:59, 01/10/2022

Për shkak që ndodhet afër qendrës së qytetit, siguria e rrugës supozohet të jetë e lartë. Por në mbrëmjen e 27 shtatorit nuk qe e kështu, pasi që mu këtu u sulmua seksualisht alpinistja Mrika Nikqi nga Peja.

Me të rënë errësira, në pamje shihet se si personi i dyshuar me inicialet F.B. e kishte sulmuar Nikqin.

Këtë video Nikqi e shpërndau vetë në rrjete sociale.

I dyshuari u arrestua nga organet policore e hetimet po i kryen Prokuroria Themelore në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi jep më shumë detaje se ç’po ndodh me këtë rast.

Edhe gjyqësori i është vënë menjëherë pas zbardhjes së rastit. Seanca për caktimin e paraburgimit u mbajt këtë të shtunë në Gjykatën Themelore në Pejë.

Ajo ishte e mbyllur për media dhe i dyshuari për rastin F.B u soll nga një hyrje tjetër.

E aty u pa vetëm avokati i tij i cili hezitoi të flasë para gazetarëve.

Tutje Gjykata mori vendim që F.B. të i caktohet masa a paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë.

Megjithatë rastet e tilla po i sheh si shqetësuese aktivisti e gazetari nga Peja, Valdrin Daci.

Rasti i fundit ndaj Nikqit ka shqetësuar edhe qytetarët nga Peja, të cilët po kërkojnë më shumë punë nga organet e drejtësisë

Mrika Nikqi është alpiniste nga qyteti i Pejës e cila njihet për ngjitjen e majave më të larta në botë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco