Vuçiq do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pritet të flasë edhe për Kosovën

Vuçiq do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pritet të flasë edhe për Kosovën

08:53, 07/09/2022

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, si dhe ministri i tij, Nikola Selakoviq, do të marrin pjesë në seancën e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, diskutimet kryesore të së cilës do të mbahen nga 20 deri më 26 shtator.

Delegacionet e nivelit të lartë nga pothuajse të gjitha vendet e botës do të marrin pjesë në debatin e përgjithshëm, gjatë të cilit do të flasë Vuçiq, i cili do të jetë një mundësi për të diskutuar mbi ngjarjet aktuale në botë gjatë seancës së rregullt, me theks në luftën në Ukrainë..

Novosti raporton se takimi në New York do të jetë gjithashtu një rast për të folur për Kosovën dhe intensifikimin e dialogut të Brukselit.

Vuçiq dhe Selakoviq pritet të kenë takime të shumta me përfaqësues të OKB-së, si dhe me përfaqësues të disa shteteve, në bisedime zyrtare, por edhe në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco