Mehmet Kraja: Përparim Rama me punë, s’i afrohet as kungjave të Shpend Ahmetit

Mehmet Kraja: Përparim Rama me punë, s’i afrohet as kungjave të Shpend Ahmetit

08:36, 07/09/2022

Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka vlerësuar se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nuk ka bërë asgjë në të mirë të komunitetit.

“Prishtina është gjysma e Kosovës me popullsi  dhe ka kaluar një verë nga më të shëmtuarat që ka pasur ndonjëherë deri më tani dhe asnjë kritikë nuk është shfaqur ndaj Përparim Ramës e as ndaj LDK-së”, deklaroi Kraja për RTK-në.

Sipas tij, Përparim Rama, brenda një viti ka marrë 12 milionë euro dhe ua ka dhënë shokëve të vet për konsulencë, asnjë kritikë për këtë.

“Asnjë hap në përmirësimin e infrastrukturës brenda qytetit”, tha, mes tjerash, akademik Kraja.

“Përparim Rama me punën e tij, nuk i afrohet as kungjave të Shpend Ahmetit”, tha akademik Kraja.

Siç thotë Kraja, krejt çfarë ka bërë kryetari aktual i Prishtinës është ngjyrosja e trotuareve që shlyhen sapo bie shi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco