Rrëfimi i policit të Kosovës që veshi uniformën me numrin 001

Rrëfimi i policit të Kosovës që veshi uniformën me numrin 001

07:20, 07/09/2022

23 vjet më parë, Xhemajl Ademaj, u bë polici me fatin historik. Ademaj që me profesion është doktor shkence, atë botë arriti të kishte numrin 001 në uniformën e tij, si polic i gjeneratës së parë, prej 176 të diplomuarish atë 6 shtator.

Ademaj që ka qenë pjesë e delegacionit për themelimin Policisë së Kosovës ka rrëfyer përvojën e tij qysh nga dita e parë e deri në pension.
Ish- polici, tash ne pension thotë se atëherë trajnimi për gjeneratën e parë ka qenë 6 javë e me vite koha e trajnimeve zgjatej.

“Ndryshe nga kriteret e sotme, atë kohë vetëm shkolla e mesme dhe përgatitja fizike ishin kritere për t’iu bashkuar policisë, ndërsa testimi e trajnimet të gjitha bëheshin nga ndërkombëtarët”, ka treguar Ademaj.

Ai nuk ka dashur të bëjë krahasime me mënyrën e rekrutimeve të asaj kohe dhe të sotmes. Ka thënë se ka dallim të madh sepse në fillim thuajse gjithçka ka qenë formale e sot, sipas tij ka kritere profesionale.

Ka treguar se është përballur me rrethana të ndryshme gjatë shërbimit në Policinë e Kosovës, si shumë kolegë të tjerë, madje sipas tij kujtimi më i dhimbshëm është rënia e kolegëve në detyrë.

Dy vjet pas pensionimit, Ademaj thotë se Kosova ka një Polici shumë profesionale me një udhëheqje të ngritur profesionalisht.

Ka thënë se duhet të ketë një kujdes më të shtuar për Policinë e Kosovës, të ketë benificione, të ketë sigurim shëndetësor, dhe sipas tij mosha 65 vjeçare e pensionimit është shumë për uniformën e policisë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco