Zhvarroset një foshnjë në Istog, Policia nis hetimet për vdekjen

Zhvarroset një foshnjë në Istog, Policia nis hetimet për vdekjen

09:59, 06/09/2022

Një foshnjë është zhvarrosur në Istog, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES – Istog 08.08.2022 – 04:50. Me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, një foshnje është zhvarrosur më 05.09.2022 dhe është dërguar në IML për autopsi. Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”.”, thuhet në raport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco