Brnabiç qëndron në Mitrovicë, Zveçan dhe Leposaviq – Bislimi në Bujanovc dhe Medvegjë

Brnabiç qëndron në Mitrovicë, Zveçan dhe Leposaviq – Bislimi në Bujanovc dhe Medvegjë

09:20, 05/09/2022

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç sot qëndron në Kosovë, ku do vizitoj Mitrovicën, Zveçanin dhe Leposaviqin, po sot Besnik Bislimi zëvendës-kryeministri i Kosovës qëndron në Bujanovc dhe Medvegjë së bashku me ministren e arsimit, ndërsa kreu i Këshillit për Kosovën Drecun e quan me rëndësi vizitën dhe inkurajim  se shteti do jetë me popullin e vetë, shkruan “RTS”..

Vizitën Brnabiç e nis në Mitrovicë në Qendrën shumëmediale në veri, më pas qëndron në Zveçan ku takohet me peshkopin Teodosije edhe kreun e komunës së Zveçanit, ndërsa në Leposavi takohet me disa familje të rrezikuara edhe me ekonomi familjare.

Kjo është vizita e parë e Brnabiç në Kosovë që nga 2017 prej se është kryeministre e Serbisë dhe shoqërohet nga Petkoviç shef i delegacionit serb në bisedime dhe Jovanoviç shef i IT dhe administratës.

Qëllimi i vizitës është bartja e porosisë për ruajtjen e paqes edhe sigurisë në kuadër të cilave realizohet ekzistenca serbe në Kosovë. Kjo vizitë bëhet pas nisjes së aplikimit të marrëveshjes për dokumente personale dhe insistimit të Prishtinës për ndryshimin e tabelave, që po kundërshtohet nga serbët.

Sipas Brnabiç vizita bëhet që t ju tregohet serbëve se nuk janë vetëm.

Mediet serbe kanë njoftuar se sot zëvendës-kryeministri i Kosovës besnik Bislimi do qëndroj në Bujanovc dhe Medvegjë i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Nagavci.

Drecun lidhur me vizitën e Brnabiç tha se është me rëndësi “në situatën e rënduar pas frikësimit dhe rrezikut që kishte për konflikt” dhe marrëveshjes së arritur për dokumente personale

"Nuk dihet si do zgjidhet çështja e tabelave, por jeta e përgjithshme e serbëve  është në fazën që nuk ka perspektivë andaj kërkohet inkurajim e mbështetje nga Serbia me çka duhet vazhduar”, tha Drecun, duke shtuar se ka nevojë për mbështetje në të gjitha fushat.

Vizita ka rëndësi si inkurajim se shteti do jetë përkrah tyre "Të tregohet se nuk janë vetëm, të i inkurajoj dhe të ofroj zgjidhje për probleme, me theks se ato nuk zgjidhet me aksione të njëanshme por me bisedime e marrëveshje, që është edhe porosi për Prishtinën”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco