‘’Diku në terr e diku në dritë’’, Musmurati takon mësimdhënësit: Nuk i dorëzojmë qeverisë lista përçarëse

‘’Diku në terr e diku në dritë’’, Musmurati takon mësimdhënësit: Nuk i dorëzojmë qeverisë lista përçarëse

15:12, 01/09/2022

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka takuar sot edukatorë dhe mësimdhënës të kryeqytetit.

Musmurati shprehet përmes facebook se ata nuk duan kërcënime por dialog, dhe se pavarësisht kërkesës, qeverisë, siç shkruan ajo, nuk do t’i dorëzojnë lista përçarëse.

”Diku në terr e diku në dritë po takohem me edukatoret e mësimdhënësit e Prishtinës. Gjendje e rëndë e shumë dëshpërim për mosnisjen e vitit shkollor. Ata kërkuan dialog, ata nuk duan kërcënime. Në këtë linjë, i sigurova që Komuna e Prishtinës do të kontribuojë në rritje të dialogut e asnjëherë nuk do të bëhet pjesë e përçarjes. Dje kemi ofruar mbështetje për Ministren Nagavci që të ndërmjetësojmë dialogun me SBASHK-un. Fatkeqësisht, Qeveria refuzoi gatishmërinë tonë dhe na kërkoi listat e grevistëve. Por ne nuk do të dorëzojmë lista përçarëse. Ne kërkojmë dialog përbashkues që mësimi të fillojë sa më parë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco