Petkoviq: Do të luftojmë edhe për targat KM

Petkoviq: Do të luftojmë edhe për targat KM

12:13, 01/09/2022

Petar Petkoviq ka deklaruar se as shqiptarët “nuk bien më ndaj histerisë antiserbe të Kurtit për të mbuluar menaxhimin e paaftë të krizës energjetike”, sepse njerëzit në Kosovë duan të kenë rrymë në prag të sezonit të ngrohjes.

“Po i them Kurtit se ashtu siç i kemi ruajtur letërnjoftimet serbe në Kosovë, do të luftojmë edhe për targa KM”, tha sot drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai vlerësoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të fshehur situatën, siç tha katastrofike në fushën e energjetikës, vazhdon të kërcënojë me heqjen e targave KM në ditën e fillimit të zbatimit të marrëveshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco