I dolën kundër Kurtit, Lajçi ka disa fjalë për Krasniqin, Çitakun e Haradinajn

I dolën kundër Kurtit, Lajçi ka disa fjalë për Krasniqin, Çitakun e Haradinajn

11:01, 01/09/2022

Shkrimtari dhe aktori, Çun Lajçi ka komentuar sulmet që partitë opozitare po ia bëjnë kryeministrit Albin Kurti.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se nuk dëshiron të tingëllojë si zëdhënës qeverie, por s'po mundet me qenë i humbun në këtë terr arti e rrjedhojash politike.

Lajçi kritikoi qëndrimet e Krasniqit, Çitakut, Haradinajt kundrejt krymeinistrit Kurti.

Pa keqkuptime!

Unë sinqerisht s'po i kuptoj këto taborret pro e kontra Kurtit!

Edhe pse s'dua t'ia mbajë anën e s'dua të tingëlloj si zëdhënës qeverie, prap se prap s'po mundem me qenë i humbun n'ket terr arti e rrjedhojash politike!

Njeni nuk i shkoi n'takim, si dy kolegët tjerë, sepse mburret me shefin e vet, i cili të njejten marrëveshtje e nënshkroi me 2011-të!

Por, nga ana tjetër, zavendësja e tij e quen deshtim total, marrëveshtjen e Kurtit, jo t'shefit, edhe pse ajo asht e njejta që e firmosi Edita!

Kjo deputetja e LDK-së, edhe pse shefat e vet ishin bashkë me shefin e PDK-së kur u firmos ajo letër, shkruen: “Kjo qeveri duhet të bie! Atë që e bëri Qeveria Kurti, e bëri vetëm Qeveria e Serbisë"!

Kurse shefi i AAK-së e ngre kërpeshin:Ndalu o Albin sa nuk t'kanë ndalë!?

Çka i bie kjo?

Unë s'po di, a me i besua Nastradinit apo gomarit të tij!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco