Polici e godet 19-vjeçaren me grusht dhe e rrëzon në mes të rrugës në Nju Jork

Polici e godet 19-vjeçaren me grusht dhe e rrëzon në mes të rrugës në Nju Jork

10:51, 01/09/2022

Një incident i brutalitetit të policisë në Nju Jork po bën xhiron e internetit.

Ngjarja ka ndodhur kur vajza 19-vjeçare Tamani Crum afrohet me oficerët që po përpiqen të arrestojnë James Elvin, i cili akuzohet për tentativë vrasje, sipas autoriteteve.

Vajza shtyn njërin nga policët dhe ai kthehet dhe e godet me grusht duke bërë që ajo të rrëzohet në tokë. Ishte e paqartë nëse ajo goditi kokën në trotuar, por ajo dukej se ishte e trullosur dhe mbante fytyrën me të dy duart ndërsa njerëzit në turmë bërtisnin.

Policia ishte e shpejtë për të mbrojtur oficerin, duke vënë në dukje se ai kishte një armë dhe se përpjekja e Tamanit për të ndaluar arrestimin mund të kishte qenë fatale. Ata gjithashtu pretendojnë se 19-vjeçarja e sulmoi dhe e goditi atë. Aktivistët e dënuan videon pasi shumë përdorues të mediave sociale reaguan ashpër ndaj këtij gjesti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco