SBASHK-u dorëzon kallëzim penal për Hekuran Muratin, Jasharaj thotë se janë 'në rrugën e Zotit'

SBASHK-u dorëzon kallëzim penal për Hekuran Muratin, Jasharaj thotë se janë 'në rrugën e Zotit'

10:24, 01/09/2022

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka njoftuar të enjten se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Ky vendim vjen pasi ministri Murati njoftoi ndalimin e pagave për punëtorët që janë në grevë.

Jasharaj ka thënë se greva nuk do të ndalet dhe të drejtat e tyre do t’i kërkojnë deri në instancat më të lara.

“Ne nuk do të ndalemi. Do t’i drejtohemi instancave më të larta për të kërkuar të drejtat tona. SBASHK-u e ka dërguar në Prokurori kallëzimin penal ndaj Hekuran Muratit. Buxheti i Kosovës është edhe me djersën tonë. Ne nuk po i kërkojmë Muratit që pagën e vet t’ia japë mësimdhënësve, por t’ua japë atyre që u shërbejnë popullit”, ka thënë Jashari në konferencë.

Kreu i SBASHK-ut u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të mos dorëzohen nga shantazhet e Qeverisë ngase sipas tij “janë në rrugën e Zotit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco