Prokuroria në Gjakovë gjatë gushtit i ka ngritur 20 aktakuza për dhunë në familje

Prokuroria në Gjakovë gjatë gushtit i ka ngritur 20 aktakuza për dhunë në familje

09:43, 01/09/2022

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit gusht 2022, ka ngritur 20 aktakuza, kundër 20 personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se po ashtu, gjatë këtij muaji, është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 14 personave të dyshuar si kryerës te kësaj vepre penale, të cilat janë aprovuar nga gjykata kompetente, dhe për momentin të njëjtit gjenden në paraburgim, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato qe kanë të bëjnë me dhunën ne familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco