Totaj refuzon ta dërgojë listën e grevistëve

Totaj refuzon ta dërgojë listën e grevistëve

10:33, 31/08/2022

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar në mbledhjen e tij me drejtorët komunalë se komuna e cila udhëhiqet nga ai nuk do ta dërgojë në Ministrinë e Financave asnjë listë me emra të grevistëve.

Ai ka thënë se greva është në përputhje me ligjin andaj nuk ka arsye që të dërgojë një listë të tillë.

“Asnjë listë nuk do t’i dërgohet Ministrisë, greva është krejtësisht e ligjshme”, ka deklaruar i pari i Prizrenit.

Refuzimi i tij për të dërguar lista të grevistëve vjen pas kërkesës së Ministrisë së Financave që secila Komunë të përgatisë listat me emrat e grevistëve në mënyrë që atyre të mos u paguhet paga mujore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco