Në Merdare vendoset deklarata ku Serbia tregon se nuk e njeh shtetin e Kosovës

Në Merdare vendoset deklarata ku Serbia tregon se nuk e njeh shtetin e Kosovës

10:24, 31/08/2022

Në vendkalimin kufitar në Merdarë mëngjesin e sotëm, Serbia ka vendosur të ashtuquajturat letrat mohuese pas marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për dokumentet.

Njoftimet siç raporton Euronews janë dygjuhëshe, në gjuhën serbe dhe angleze, dhe kanë përmasa 50×70 cm.

Aty thuhet se mundësia e përdorimit të kartave të identitetit të Kosovës është bërë ekskluzivisht për arsye praktike, për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve, dhe se nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës.

“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina (Kosova) bëhet vetëm për arsye praktike për të lehtësuar pozitën e individëve dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes, në përputhje me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes, të arritur në Dialogun e vitit 2011. Nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në këtë letër të vendosur.

Njoftime të tilla thuhet se janë vendosur në gjitha pikat kufitare që çojnë në Serbi nga Kosova.ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco