Këta janë dy personat që dyshohen se vodhën 180 thasë me pelet në ‘Gorenje’

Këta janë dy personat që dyshohen se vodhën 180 thasë me pelet në ‘Gorenje’

09:25, 31/08/2022

Një rast të vjedhjes në qendrën tregtare ‘Gorenje’, ku dyshohet se u vodhën rreth 180 thasë me pelet, që përdoret si bazë për ngrohje. Të dyshuarit u kapën në flagrancë nga Policia, rrugës pasi dyshohen se kryen veprën.

Identiteti i tyre është bërë publike nga mediat, bëhet fjalë për Heset Rexhepi 49-vjeçar dhe Lavdrim Sahitolli 28-vjeçar.

Njësitet policore kanë gjetur në veturën që po udhëtonin dy të dyshuarit rreth 80 thasë pelet, teksa bastisën edhe shtëpinë e Sahitollit, ku gjetën edhe 100 thasë tjerë.

Rexhepi dhe Sahitolli pas arrestimit u shoqëruan në stacion policor për intervistim, ku më pas me urdhër të prokurorit u dërguan në mbajtje për 48 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco