Sot protestohet për të kërkuar drejtësi për 11 vjeçaren e përdhunuar

Sot protestohet për të kërkuar drejtësi për 11 vjeçaren e përdhunuar

07:10, 31/08/2022

Sot duke nisur nga ora 12:00, në Prishtinë do të protestohet kundër dhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona – kjo me qëllim që të kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar.

Protesta do të organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Të martën është mbajtur edhe një tjetër protestë, po me qëllimin e njëjtë.

Si rrjedh e kësaj ngjarje, të martën ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmet.

E ka cilësuar “akt moral”, dorëheqja është pranuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili të hënën po ashtu e ka dënuar ashpër dhunimin e 11 vjeçares.

Njëjtë, edhe politikanë tjerë të pushtetit, më pas akterë të shoqërisë civile, akademisë e gazetarisë, si dhe qytetarë kishin reagime nëpër rrjete sociale për ta kundërshtuar dhunën ndaj grave dhe fëmijëve
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco