A i duhet kryeministrit opozita për marrëveshjet e tjera me Serbinë?

A i duhet kryeministrit opozita për marrëveshjet e tjera me Serbinë?

15:00, 30/08/2022 Nga A.A

Reciprociteti me Serbinë dhe arritja e një marrëveshje verbale me të, sa i përket targave dhe dokumenteve identifikuese, po bënë që Kryeministri Kurti të ‘ulë’ kokën dhe t’i ftojë liderët e opozitës për t’i informuar rreth procesit të dialogut.

Por se ftesën për opozitën nga Kurti e cilëson të vonuar  profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, por konsideron që është e duhur.

“E konsideroj të vonuar ftesën për një takim mes Kurtit dhe opozitës. Besoj që përveç raportimit në Kuvend, sepse ne e dimë që në Parlament nuk mund të fliten gjitha detajet. Kryeministri duhet të ketë takime bilaterale edhe me liderët opozitarë, qoftë formale ose jo formale, e jo vetëm kur është në pozitë jo të mirë.  Por sidoqoftë mendoj se është veprim i duhur dhe mësimet e marra në të ardhmen nuk do të përsëriten gabimet”, thekson Arifi për Syri.net Kosova.

I pyetur nëse ky takim është një tentim, për t’u zgjeruar ekipi negociator dhe pjesë e tij të bëhet edhe opozita? – Arifi thotë se nuk është e nevojshme të kthehemi mbrapa në kohën e unitetit, pasi tanimë kryeministri duhet të marrë përgjegjësit që i takojnë.

 “E kemi Qeverinë e Kosovës dhe nuk ka vend për një ekip negociator. Kryeministrat tanë duhet të mësohen që të marrin përgjegjësi por edhe të mësohen të ndajnë përgjegjësi, e të bashkëpunojnë. Nuk do të doja që tani të shohim një ekip negociator si në kohën e unitetit, sepse tani kemi institucionet shtetërore. Ajo cka mund të bëhet, është që të ketë eksperta më shumë, qoftë edhe ndërkombëtar, në mënyrë që të jetë një ekip i përzier dhe më me shumë përvojë. Sepse tani do i vijnë tema më të rëndësishme se targat dhe letërnjoftimet, gjë që e konfirmoi edhe Escobar”.

Ai shton se këto tema e kanë detyruar Kurtin që ta ftojë opozitën që të merren vesh që Kosova në cilat pika duhet të tregojë fleksibilitet dhe kompromis dhe në cilat jo.

“Siç edhe u kuptua tema e radhës do të jetë pikërisht Asociacioni.  Ne duhet ta marrim shumë seriozisht mesazhin e Emisarit Special për Ballkanin Perëndimor nga SHBA, Escobar duhet të jemi një zëri në lidhje me temën e Asociacionit, e pranojmë apo nuk e pranojmë , ose ta ndryshojmë, por në fund duhet të jemi të unifikuar, se pavarësisht sa ka kryeministri fuqi dhe vota, nuk besoj që mundet ta përfundoj vetë këtë çështje”, vlerëson Arifi në bisedën me Syri Kosova.

Megjithatë, për Arifin e rëndësishme është që Kosova të marr garanci nga SHBA-të dhe disa shtete të fuqishme të BE-së, në lidhje me përfitimet që do t’i kenë në momentin e nënshkrimit të një marrëveshje rreth Asociacionit.

“Siç e potencova, çfarëdo varianti që ne mund ta pranojmë një Asociacion, varet nga ajo që ne definojmë, pra gjithmonë duhet të pasur kujdesë që ai të jetë i integruar dhe bazuar në Kushtetutën e Kosovës. Por mbi të gjitha sido që të jetë varianti final, duhet të marrim garanca nga vendet e fuqishme, siç është SHBA-ja dhe disa vende të BE-së së çka përfiton Kosova, nëse e miraton një gjë të tillë. Nuk mund të marrim vendim dhe t‘i aranzhojmë të gjitha marrëveshjet pa ditur përfundimin”, përfundon profesori Arifi për Syri.net

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takojë liderët e opozitës, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, për të biseduar për takimin e fundit të zhvilluar në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ndërsa, PDK-ja e ka refuzuar ftesën./syri kosova 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco