Osmani, Kurti dhe Hovenier bëjnë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur

Osmani, Kurti dhe Hovenier bëjnë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur

10:54, 30/08/2022

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.

Homazhe po ashtu kanë bërë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe zëvendëskryeministren Emilia Rexhepi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco