Arrestohet një femër në Pejë, e dehur ‘tapë’ shkaktoi aksident trafiku

Arrestohet një femër në Pejë, e dehur ‘tapë’ shkaktoi aksident trafiku

10:29, 29/08/2022

 

Është arrestuar një femër në Pejë pasi e njëjta derisa ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur një veturë tjetër.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën pas orës 01:00 në rrugën “Eliot Engel”.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa e arrestuara, me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të njëjtës është hapur rasti për ngasje të automjetit në gjendje të dehur./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco