Mustafa kritikon Qeverinë: Në opozitë marksistë-leninistë, në pushtet stalinistë-enveristë

Mustafa kritikon Qeverinë: Në opozitë marksistë-leninistë, në pushtet stalinistë-enveristë

14:42, 25/08/2022

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kritikuar çasjen e Qeverisë Kurti ndaj sindikatave në Kosovë.

Mustafa ka thënë se sa ishte Vetëvendosje në opozitë ishte e mishëruar me kauzat e sindikatave. Ndërsa në pushtet po sillet në formë të kundërt.

“Kur ishin në opozitë ishin marksist-leninist të pastër, të mishëruar me kauzat e sindikatave. Fillet dhe rritjen politike e patën në rrugë, në protestë. Sot në pushtet, u bënë tipik stalinist-enverist, shtypës të protestuesve, mbrojtës tiranik të pushtetit diktatorial”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco