Haradinaj i drejtohet Kurtit: Miratojeni me urgjencë Ligjin e Pagave se çdo formulë tjetër do t’u kthehet në bumerang

Haradinaj i drejtohet Kurtit: Miratojeni me urgjencë Ligjin e Pagave se çdo formulë tjetër do t’u kthehet në bumerang

13:52, 25/08/2022

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, sa u pëket grevës së nisur.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj e akuzoi Kurtin për tallje me punëtorët, madje, ka edhe një kërkesë nga kryeministri, shkruan Syri Kosova.

“Ju kryeni punën tuaj. Miratojeni me urgjencë Ligjin e Pagave dhe reflektoni ndryshimet që kanë ndodhur. Ligji duhet të reflektojë rritjen enorme të çmimeve dhe inflacionin, që zyrtarisht ka mbërritur në 19.2%. Çdo formulë tjetër do t'u kthehet në bumerang. Është sosur durimi!!!” shkroi Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco