KFOR-i ndryshon strategji, stacionohet me pika kontrolli në vendet ku më parë kishte barrikada

KFOR-i ndryshon strategji, stacionohet me pika kontrolli në vendet ku më parë kishte barrikada

13:31, 25/08/2022

Automjete të blinduara të pajisura me pajime për vëzhgim dhe për komunikim mund të hasen në disa pika në veri të Kosovës, bëhet fjalë për rrugët kryesore ku serbët përpara patën krijuar barrikada.

Jo shumë larg nga vendkalimi kufitar Jarinje në veri të Kosovës, gjenden ushtarët amerikan nga kontingjenti i KFOR-it, që duken shumë të disponuar dhe që përshëndesin të gjithë drejtuesit e automjeteve që lëvizin në rrugën magjistrale mes Jarinjes edhe veriut të Mitrovicës, ata janë në ish-vendet e barrikadave, po roli i tyre ndryshon, ata janë këtu të evitohen barrikadat.

Një tjetër pikë e madhe është e vendosur në afërsi të vendkalimit Bernjak në kalimin tjetër administrativ, por një pikë e tillë është edhe në Rudar, aty ku serbët patën vendos një kryq të madh në rrugën Prishtinë-Zveçan.

Në të gjitha këto vende, në skenarët e mëhershëm ishin vendos kamion dhe mekanizëm i rëndë si barrikada në rrugë.

Komandanti i KFOR-it gjeneral-majori hungarez Ferenc Kajari, deklaroi se situata në veri të Kosovës është qetësuar dhe tërhoqi vërejtjen se forcat ndërkombëtare nuk do tolerojnë vendosjen e barrikadave në rrugë.

"Nëse vendosen barrikada, kjo e pamundëson lëvizjen e lirë, e nëse nuk ka marrëveshje atëherë do të vijë momenti që KFOR-i duhet të veproj për të mundësuar lëvizjen e lirë” tha Kajari.

Asambleistët e kuvendeve komunale të komunave të veriut të Kosovës (Veriut të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit) kanë marrë vendim të përbashkët duke miratuar deklaratën me përfundime, ku kërkojnë nga KFOR-i të sigurojë paqen dhe siguri për të gjithë qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco