Kurti i gatshëm ta pranojë marrëveshjen e Skënder Hysenit për të pagjeturit

Kurti i gatshëm ta pranojë marrëveshjen e Skënder Hysenit për të pagjeturit

14:52, 24/08/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm që të nënshkruaj marrëveshjen e dakorduar për çështjen e personave të pagjetur, megjithatë thotë se një gjë që të tillë s’është e gatshme ta bëjë Serbia.

Kurti thotë se marrëveshja për të pagjeturit është e gatshme dhe vetëm duhet edhe nënshkrimi i Serbisë.

Ai ka thënë se sa për Kosovën, marrëveshja do të nënshkruhej më 18 gusht në takimin e ndodhur në Bruksel.

“Në takimin e dytë është diskutuar për cështjet aktuale. Në tavolinë kanë qenë tema e personave të zhdukur me dhunë dhe ajo e lirisë së lëvizjes, apo e vendimit të palës kosovare që të zbatohet një marrëveshje e arritur në Bruksel, marrëveshje e cila është zbatuar nga Serbia që nga korriku 2011.

Te tema e personave të zhdukur me dhunë, s’ka pasur gatishmëri nga Serbia që të nënshkruhet dokumenti i dakorduar. Pra për marrëveshjen për të pagjeturit ekziston teksti me përmbajtje dhe germë të dakorduar, por nuk ekziston nënshkrimi. Pa fajin tonë. Është pala tjetër ajo që s’ka pranuar.

Kjo ka mundur të nënshkruhet të enjten që shkoi. Sa për neve të enjten ishte nënshkruar kjo marrëveshje”, ka thënë kryeministri Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco