Mësuesja që po i del kundër Rrahman Jasharajt për grevën e paralajmëruar

Mësuesja që po i del kundër Rrahman Jasharajt për grevën e paralajmëruar

14:52, 24/08/2022

Një mësuese e shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë ka dalë kundër grevës së paralajmëruar nga Kryetari i SBAShK’ut, Rrahman Jasharaj.

Elena Stublla, e cila njëherësh është edhe sindikaliste e SBASHK-ut, ka thënë për T7 se edhe nëse fillon greva, mësimi në klasën e saj do të nis më 1 shtator.

“Padyshim jam shumë kundër sepse nuk është as forma, koha apo mënyra e duhur për të arritur qëllime të cilat veçse janë publike që SBASHK’u po i kërkon vazhdimisht.  Padyshim që unë do e mbaj mësimin. Kërkesa të cilat janë duke u bërë në kurriz të fëmijëve për mua janë shumë të paarsyeshme..,”, ka deklaruar Stublla për T7.

Kundër grevës së SBASHK-ut janë edhe Këshilli i Prindërve.

Nexhmi Hoxha njëri ndër ta ka thënë se greva nuk është zgjidhja e duhur.

Ministria e Arsimit në një përgjigje për T7 ka bërë të ditur janë duke punuar intensivisht në mënyrë që mësimi të filloj në mënyrë të rregullt.

Sindikata e Arsimit, po insiston që qeveria e Kosovës të ndaj nga 100 për secilin mësimdhënës, në të kundërtën do të mbajnë grevë në të gjitha shkollat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco