Njëjtë si shefi, edhe Arbërie Nagavci problemet në MASHT ua len qeverive të kaluara

Njëjtë si shefi, edhe Arbërie Nagavci problemet në MASHT ua len qeverive të kaluara

14:48, 24/08/2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se është informuar nga mediat se disa komuna kanë ushtruar padi ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shkak të dëmit që u është shkaktuar nga zbatimi i kontratës kolektive për sektorin e arsimit.

Përmes një postim në Faecbook ajo ka shkruar se prej vitit 2014 janë nënshkruar tri kontrata kolektive në mes të MASHTI dhe SBASHK, të trija në prag të procesit zgjedhor dhe asnjëra prej tyre nga qeverisja e LVV.

Thotë se për asnjërën nga këto kontrata kolektive nuk është bërë vlerësimi i ndikimit financiar dhe asnjëra prej tyre nuk është regjistruar në Ministrinë e Punës, siç parasheh legjislacioni në fuqi.

“Për sqarim kontrata e parë në vitin 2014 është nënshkruar në mes të ish-ministrit të Arsimit, Ramë Buja dhe kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Atë kohë, ishte Qeveria PDK-LDK kurse ministër i Financave, Bedri Hamza. Kontrata e dytë e vitit 2017, nënshkrues të kontratës kanë qenë ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Atëkohë ka qenë Qeveria PDK-LDK kurse ministër i Financave, Avdullah Hoti. Kontrata e tretë e vitit 2021. Nënshkrues të kontratës kanë qenë ish-ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ka qenë Qeveria PAN m( PDK-AAK-NISMA) dhe ministre e Financave, Hykmete Bajrami”, ka thënë ministrja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco