Tahiri për deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd: Nuk është mirë për Kosovën, qeveria duhet t’i dal zot vendit

Tahiri për deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd: Nuk është mirë për Kosovën, qeveria duhet t’i dal zot vendit

14:33, 24/08/2022

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka thënë se deklarata e tij që kryeministri Kurti nuk ishte përgatitur mirë për dialogun, nuk është e mirë për Kosovën.

“Ambasadori amerikan Christopher Hill deklaroi se Kryeministri Kurti nuk ishte përgatitur mirë për bisedimet e Brukselit. Kjo nuk është mirë për Kosovën. Qeveria ka detyrë ti dal zot vendit e përgatitur mirë për çdo sfidë!”, ka shkruar Tahiri.

Ambasadori Hill tha se në takimin midis Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky i fundit shkoi i përgatitur “për të negociuar dhe vërtetë bëri punët e shtëpisë”.

Ky takim, nën ndërmjetësimin e BE-së, përfundoi pa asnjë marrëveshje.

“Prandaj, mendoj se ata [Serbia] vërtetë tentuan që të ishin fleksibil dhe për të gjetur zgjidhje”, tha Hill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco