Nis takimi i Osmanit me Escobarin dhe Lajçakun

Nis takimi i Osmanit me Escobarin dhe Lajçakun

14:32, 24/08/2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi po mbahet i mbyllur për medie.

Escobar dhe Lajçak në orën 15:00 do të takohen edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Dyshja do të takohet edhe me liderët e partive opozitare në orën 16:00

Pas këtyre takimeve, të enjten dy emisarët pritet të vizitojnë edhe pjesën veriore të vendit.

Ndryshe, Escobar dhe Lajçak ndodhen në Prishtinë në përpjeke për të shtensionuar situatën në pjesën veriore të Kosovës dhe për të gjetur zgjidhje për arritjen e marrëveshjes për targat, letërnjoftimet dhe marrëveshjen finale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco