Zyrtarët e komunave me shumicë serbe diskutojnë për situatën e sigurisë

Zyrtarët e komunave me shumicë serbe diskutojnë për situatën e sigurisë

14:11, 24/08/2022

Situata e përgjithshme politike dhe e sigurisë në katër komunat veriore ishte pika e vetme e rendit të ditës në takimin e kuvendeve komunale të komunave veriore të vendit, përkatësisht komunës së Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut që u mbajt sot në Zveçan.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zvecanit, Sërxhan Millosavljeviq, gjatë fjalës së tij tha në këtë takim kryetarët e komunave do të raportojnë para këshilltarëve edhe rreth takimit me presidentin e Serbisë të mbajtur para disa ditësh në Beograd.

Meqë u konstatua se temat që do të diskutohen janë të ndjeshme, atëherë 62 këshilltarë të cilët ishin prezentë, votuan njëzëri që takimi të vazhdojë pa praninë e mediave.

Vlen të theksohet se në këtë takim morën pjesë edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Lista Serbe.

Ky takim po mbahet pak ditë para se të nis zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet sa i përket targave dhe letërnjoftimeve për qytetarët e Serbisë që hyjnë në Kosovë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco