Flet rrallë e për mallë për mediat e Kosovës, Kurti thotë se i lutë gazetarët që t’i bëjnë pyetje

Flet rrallë e për mallë për mediat e Kosovës, Kurti thotë se i lutë gazetarët që t’i bëjnë pyetje

14:06, 24/08/2022

Ndonëse del rrallë para mediave dhe Qeveria e tij nuk i përgjigjet asnjë pyetje të gazetarëve, kryeministri Albin Kurti gjatë konferencës për media tha se është një kryeministër demokratik që “i lut” gazetarët t’i bëjnë pyetje dhe se me të nuk ndodh e kundërta.

Ai pati edhe një porosi për gazetarët serbë.

“Kishte qenë mirë zonja gazetare që të bëni pyetje. Ka kryeministra që i ndalojnë gazetarët të bëjnë pyetje, ama kryeministër që e lusin gazetarët të bëjnë pyetje. Prandaj, është mirë që kolegët serbë ta kuptojnë sa demokratik është vendi ynë. Kryeministri e lut gazetaren”.

Prej ardhjes në pushtet Kurti rrallë ka dhënë intervista për mediat e Kosovës, ndërkohë që nuk lë rast pa folur për mediat e huaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco