Kurti: Kam qenë jashtë vendit, Escobari e ka ditur prej Brukselit

Kurti: Kam qenë jashtë vendit, Escobari e ka ditur prej Brukselit

14:03, 24/08/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se ka qenë jashtë vendit dhe se është kthyer sot në orën 02:30 të mëngjesit.

Ai tha se kjo ka qenë arsyeja pse nuk është takuar me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Kam qenë jashtë vendit, jam kthyer sot në mëngjes në orën 02:30, pra s’kam mundur që të takohem dhe Escobar e ka ditur prej Brukselit ku po shkoj, dhe e ka ditur që nuk do të jem kur ai do të vijë, por do të takohemi sot. Një ditë më herët, apo një ditë më vonë, nuk besoj që luan rol”, tha Kurti,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco