Prokurori i Shtetit brenda 24 orësh ngritë 33 aktakuza ndaj 36 personave

Prokurori i Shtetit brenda 24 orësh ngritë 33 aktakuza ndaj 36 personave

13:54, 24/08/2022

Përmes njoftimit për media Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36)personave, për vepra të ndryshme penale.

“Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar tetë (8) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

Po, sipas këtij njoftimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) të dyshuarve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Kurse, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit,ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Tutjë në raport thuhet se edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një 91) person të dyshuar.

Gjithashtu, edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco