Vrasja e 22-vjeçarit në Lipjan, arrestohet një i dyshuar

Vrasja e 22-vjeçarit në Lipjan, arrestohet një i dyshuar

09:39, 24/08/2022

 Një i dyshuar është arrestuar të martën për vrasjen e të 22-vjeçarit me inicialet D.G., në Lipjan me 5 gusht të këtij viti.

I dyshuari është prangosur pas disa ditësh në arrati, teksa i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“VRASJE E RËNDË Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan, 05.08.2022 – 23;40. Me 23.08.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Vrasja kishte ndodhur në një lokal në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, teksa në vendngjarje kishin mbetur të plagosur edhe dy persona tjerë.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë”, kishte konfirmuar policia pasi kishte ndodhur vrasja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco