Haradinaj tregon se çka ka folur me Escobarin

Haradinaj tregon se çka ka folur me Escobarin

09:31, 24/08/2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar të martën seme përfaqësuesin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë biseduar për gjetjen e një zgjidhje rreth shtrirjes së sundimit të ligjit në Veriun e Kosovës.

Në atë takim, kanë qenë edhe dy liderët e tjerë opozitarë, Memli Krasniqi (PDK) dhe Lumir Abdixhiku (LDK).

“Gjatë darkës me  Escobarin patëm një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve për zbatimin e sundimit të ligjit në veri të Kosovës. SHBA-ja është një aleat dhe mik i besuar dhe së bashku do të ruajmë paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.

Darka e Escobarit për liderët opozitarë është shtruar të mbrëmjen e së martës.

E emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, sot do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco