Sot mblidhet qeveria, pritet të merren disa vendime

Sot mblidhet qeveria, pritet të merren disa vendime

07:39, 24/08/2022

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00.

Njëzet pika parashihet të shqyrtohen në këtë mbledhje, sipas një rendi të ditës.

Gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohen disa projektligje dhe projekt-rregullore.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Vendimit të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Kosovë për Amandamentimin e Marrëveshjes së Stablizim Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike dhe Kosovë, për të zëvendësuar Protokolli III të tij në lidhje me Konceptin e “Produkteve Origjinuese”.

Do të bëhet edhe shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e “Amandamentimit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015 dhe atë IPA 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco