VIDEO/ Vuçiç, pas takimit me Kurtin në Bruksel: Ditë e vështirë për ne

VIDEO/ Vuçiç, pas takimit me Kurtin në Bruksel: Ditë e vështirë për ne

12:24, 20/08/2022

Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviç, tha të premten se Presidenti Aleksandar Vuçiç do t'i drejtohet qytetarëve të vendit lidhur me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, të dielën në ora 13:30 nga Pallati i Serbisë.

“Vuçiç  e shtyu fjalimin e tij pikërisht sepse nuk mund të pajtohej me faktin se ne kemi konflikte në Kosovë, se nuk kemi zgjidhje dhe se ai po punon ditë e natë për të gjetur një zgjidhje”, tha Petkoviç në një konferencë për shtyp në Qeverinë e Serbisë.

Ai theksoi se e premtja ishte një ditë jashtëzakonisht e vështirë në Bruksel, "më e vështira në 11 vitet e fundit që kur po zhvillohen negociatat në Bruksel". Ai shtoi se bisedimet kanë vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.

“Nuk mund të themi se ishte një ditë e suksesshme, por ne bëmë çmos për të luftuar për paqen dhe për të vazhduar të ecim drejt një zgjidhjeje kompromisi”.

Petkoviç tha se që nga mëngjesi i së shtunës Vuçiç ka vazhduar të punojë shumë me ekipin negociator serb për të gjetur zgjidhje kompromisi”.

Nga ana tjetër, vetë Presidenti Aleksandër Vuçiç në një video mesazh që u publikua dhe në Tik-Tok , iu drejtua qytetarëve të Serbisë me fjalët se ai po vazhdon të luftojë për paqen dhe mezi po pret të kthehet në Serbi për t’i informuar për zgjidhjet e kompromisit me Kosovën:

“Të respektuar qytetarë të Serbisë!  Ditë e vështirë për ne, do të thosha një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët e Serbisë dhe vendin tonë. Nuk mund të them se ka mbaruar me sukses.

Përveç komenteve të tjera, shpresoj dhe besoj se mund të ndodhë ndonjë çudi që të nënshkruajmë një zgjidhje kompromisi në ditët vijuese. Do të vazhdoj të luftoj për paqe dhe stabilitet para se t’ju drejtohem juve. Do të ndaj me të gjithë ju në 48 orët vijuese, të gjitha detajet e këtij takimi. Mezi pres të kthehem në Serbi. Rroftë Serbia!” përfundoi Vuçiç/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco