Tri shkolla në Kosovë do të fillojnë mësimin dual nga 1 shtatori

Tri shkolla në Kosovë do të fillojnë mësimin dual nga 1 shtatori

22:57, 17/08/2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur përmes një statusi në facebook se që nga 1 shtatori në tri shkolla të Kosovës do të fillojë mësimi dual në profilet profesionale si; kuzhinier, asistent i restorantit, floktar dhe murator.

Ajo u shpreh shumë e lumtur që ër herë të parë do të fillojë implementimi i mësimit dual.

“Shumë e lumtur që për herë të parë po fillojmë implementimin e mësimit dual. Nga 1 shtatori mësimi dual do të fillojë në profilet profesionale, kuzhinier, asistent i restorantit, floktar ndërsa kësaj iniciative po i bashkëngjitet edhe profili profesional murator. “, thuhet në statusin e Nagavcit.

Shkollat në të cilat do të filloj mësimi dual janë; “7 Shtatori” dhe “Shtjefën Gjeçovi” në Komunën e Prishtinës si dhe  “Qendra e Kompetencës” në Komunën e Skenderajt.

Mësimi dual është sistem arsimi ku nxënësit për t’u aftësuar kombinojnë shkollën me mësimin në një mjedis pune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco