Ish kryetari i Malishevës lirohet nga akuza për korrupsion

Ish kryetari i Malishevës lirohet nga akuza për korrupsion

12:30, 10/08/2022

Gjykata Themelore në Prishtinë muaj më parë kishte dënuar me gjashtë muaj burgim ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nën akuzat për korrupsion. Ky aktgjykim i Themelores është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit, e cila ka liruar nga akuza Begajn, me një vendim të marrë më 28 korrik.

Në lidhje me këtë vendim TV Malisheva ka kontaktuar me avokatin e Begajt, Emrush Kastratin, ku i njëjti na konfirmoi se Apeli ka vendosur në favor të Begajt.

Në aktgjykimin që u mor nga trupi gjykues i Apelit, thuhet se është aprovuar si e bazuar ankesa e avokatit mbrojtës të Begajt lidhur me aktgjykimin e Themelores në Prishtinë.

Kujtojmë që në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ragip Begaj ishte shpallur fajtor për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ishte gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajve, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit i ishte zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej 5000 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco