Punoi a nuk punoi Qeveria Kurti 2? VV me qëndrimet e veta, kurse organizatat ia numërojnë ‘dështimet’

Punoi a nuk punoi Qeveria Kurti 2? VV me qëndrimet e veta, kurse organizatat ia numërojnë ‘dështimet’

12:20, 09/08/2022

Pas kritikave të shumta për mos-realizim të projekteve kapitale, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar siç i kanë quajtur ata “punët e mira të Qeverisë”.

Në një postim në Facebook, LVV shkruan për “një sërë veprimesh e masash” për punë dhe drejtësi në vend.

“Qeveria e Republikës së Kosovës deri në Korrik 2022 ka ndërrmarrë një sërë veprimesh e masash që përmbushim qëllimin tonë për punë dhe drejtësi”, ka shkruar LVV.

“Puna dhe drejtësia nuk janë vetëm kërkesa legjitime të qytetarëve por edhe shtylla të progresit të përgjithshëm shoqëror. Puna nuk është vetëm vendi i punës por edhe mundësia për të mësuar dhe bërë përvojën e parë në jetë. Ndaj për këtë qeveria jonë ka bërë programe. Drejtësia është ajo e ligjit por mbi të gjitha është ajo shoqërore”, shkruan partia në pushtet.

LVV thotë se “Qeveria jonë është duke u përpjekur për drejtësinë penale, atë civile por mbi të gjitha edhe me atë shoqërore ku shtresat në nevojë përkrahen”.

Me shkrimin, LVV ka publikuar disa fotografi me listat e projekteve dhe planeve të nisura nga Qeveria, të cilat thonë se “do të shtohen e dinamizohen në vjeshtën e këtij viti dhe do të planifikohen për Buxhetin e ri 2023”.

Po sot, u publikua raporti ku thuhet se vetëm 47.6 për qind të planit të punës e ka realizuar Qeveria e Kosovës gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2022, kështu u tha në raportin e publikuar nga Lëvizja FOL.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoresh ekzekutive e Lëvizjes FOL, teksa ka përmendur dikasteret e ndryshme, sqaroi se Ministria e Mbrojtjes është e vetmja që nuk iu është përgjigjur pyetësorit.

Ajo ka sqaruar se 46.9 për qind të planit e ka realizuar zyra e kryeministrit, Ministri e Punëve të Brendshme ka realizuar 53.9%, përderisa Ministria e Drejtësisë ka realizuar 56.4 për qind të planit të punës.

Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar 53.9 për qind. Ndërsa Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka realizuar 58. 3 për qind të planit. 22.3 për qind i ka realizuar Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu, ndërsa ajo e Punëve të Jashtme dhe Diasporë ka realizuar 42 për qind të planit të Punës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco